TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga SPAK pas gati 1 orë marrje në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Ish-kryeministri zbuloi se ndaj tij është ngritur një padi për shpifje nga gjyqtarja e çështjes së tij, Irena Gjoka.
“Është një person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Altin Troplini ngre padi për fyrje”, theksoi ish-kryeministri.
“U thirra me firmë të Altin Tropolinit, ishte shumë i shqetësuar gjer në palcë se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse “për fyerjen e gjyqtares Irena Gjoka” kur unë e pyes nëse keni bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Pyetje e kam unë. Familjarja e Edi Ramës, se janë shoqe më Linda Ramën. Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Ushtrimin e funksionit tim si kryetar i opozitës dhe pyetje, nëse do ishte e pafajshme do i përgjigjej. Është një person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Altin Troplini ngre padi për fyrje.”- tha Berisha./Radar.al
“Një ditë vetëm me Jonin?” Nuk është Ledri, me kë po pushon Xhensila Myrtezaj në jug të Shqipërisë


