Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor

    Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Berisha: Alfred Dedja ishte dëshmitari i c*pëtimit të Jan Prengës. SPAK t’u thotë shqiptarëve kush është Olsi

    December 2, 2024
    viktima Alfred Dedja

    Kreu i PD, Sali Berisha ka folur sërish lidhur me vrasjen që ndodhi në lokal Kështjella në Ndroq, ku u ekzekutua Alfred Dedja, nga autori i dyshuar Julian Gjoshi, që është kunati i Altin Hajrit.

    Sipas tij, “u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës! Qëllimi është të mbyllet afera”.

    Sali Berisha: Dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha.

    Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit.

    Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.

    E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze.

    Mafia me shtetin të bashkuar.

    E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike.
    Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin.

    Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës.

    Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet.

    Vrasja e menaxherit të lokalit të Altin Hajrit/ Berisha: SPAK t’u thotë shqiptarëve se kush është Olsi se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit

    SALI BERISHA: Këto janë pjesë nga dosja e krimit ku një nga emrat më të lakuar është Olsi.
    Nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital, por edhe portalet citonin Olsi Dadon.

    Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë.

    Por Olsi Dado nuk është.

    Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi.

    Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.
    A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër?

    Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin. Lexojeni aty.
    Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen.

    Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen.
    Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani.

    Ja ku e keni.
    Në këtë rast nuk është Dado.

    Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh.

    Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin.

    Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar.

    Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë.
    Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit.

    alfred dedja Berisha ndroq vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    June 4, 2026

    Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor

    June 4, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

    June 4, 2026

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.