Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Berisha akuzë për korrupsion/ Zëri i Amerikës: Ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin…

    September 11, 2024

    Në Shqipëri, ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u njoh sot me akuzën për korrupsion, të ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme, për rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani në Tiranë. Në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor, ai u paraqit sot pranë prokurorëve ndërsa jashtë godinës deputetë demokratë dhe simpatizantë të opozitës, ishin mbledhur në shenjë solidariteti me të. Zoti Berisha e konsideron veten të burgosur politik.

    Ai përsëriti dhe sot akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila po vepron sipas tij, në bazë të urdhërave politik të kryeministrit Rama dhe se ndaj tij nuk ka asnjë provë apo fakt.

    Sot ishte hera e dytë, prej muajit janar, që zoti Berisha doli nga apartamenti i tij, ku ai ndodhet në “arrest shtëpie”, pasi refuzoi të zbatonte masën e sigurisë detyrim paraqitje të vendosur nga gjykata në tetor të vitit të kaluar. Deputetë dhe mbështetës të opozitës e pritën atë me brohoritje të shumta kur makina e tij iu afrua godinës së Prokurorisë së Posaçme ku ishte thirrur nga prokurorët që po hetojnë rastin e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, në kohën kur ai ishte kryeministër, pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2005.

    Ndonëse u paraqit në mesditë, në orarin e caktuar nga prokurorët, zoti Berisha shpenzoi afro 20 minuta në hyrje të godinës, pasi lexoi një deklaratë të gjatë dhe iu përgjigj pyetjeve te gazetarëve, duke bërë të ditur se “sot unë po shkoj të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama”.

    Zoti Berisha qëndroi me prokurorët pak më shumë se 20 minuta. Në dalje ai deklaroi se prokurorët i kishin njoftuar ndryshimin e statusit në raport me drejtësinë: “Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime”.

    Ai përsëriti se ndaj tij nuk ka asnjë provë, e po ashtu dhe akuzat e rënda ndaj Prokurorisë të cilën, siç ka bërë dhe më herët, e cilësoi një organizatë kriminale, ndërsa renditi një sërë rastesh korruptive sipas tij, ku janë përfshirë që nga kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, por që siç tha ai, nuk hetohen.

    Daljen nga Prokuroria e Posaçme, zoti Berisha e shfrytëzoi dhe për të përshendetur simpatizantët e për të dhënë dhe mesazhe politike.

    Në hetimin e procedurave të privatizimit të ish kompleksit Partizani zoti Berisha ka qenë i dyshuar për korrupsion, ndërsa prej sot, kjo është akuza zyrtare ndaj tij. Sipas Prokurorisë ai ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, u ngrit një kompleks pallatesh. Ndaj zotit Malltezi, i cili u paraqit më vonë në Prokurori, u ngritën akuzat, ato për të cilat ai ishte deri më tani një i dyshuar: “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, të kryer në bashkëpunim me ish kryeministrin si dhe “pastrim parash”. Edhe ai, foli po ashtu për një dosje pa prova e dokumenta./Zeri i Amerikes

    akuza zyrtare berisha ne spak korrupsion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.