Detaje të reja kanë dalë në pah nga përplasja fizike mes dy nxënësve në Cakran të Fierit.
Policia njoftoi ditën e sotme se i mituri që plagosi dje me thikë bashkëmoshatarin e tij është arrestuar nën akuzën “vrasje me dashje”.
Nga an tjetër mësohet se i plagosuri, Ydo Xhafa, ndodhet ende në spital, por pa rrezik për jetën.
Ndërkohë që për mediat kanë folur edhe familjarët e të miturit të arrestuar.
Më konkretisht, gjyshja e 17-vjeçarit që plagosi shokun në gjimnaz u shpreh se nipi vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se familjarët kishin në plan që të dërgonin në Greqi për mjekim.
“Dje e kishin thirrur dhe i kishin thënë hajde të shikojmë telefonin. 6 vetë ata, një ky. Ia kishin marrë telefonin. Ai djali që u qëllua e kishte qëlluar me shkelm. Ai ka qenë i sëmurë. E trembte e ëma i thoshte të hëngërt kukuvajka. Ai trembej në gjumë. Ishe sëmurë prej moshës 5-6 vjeç. U pre frika kur piu kokrrat u stabilizua, por një shok shkolle i tha të mos i pinte. Nuk dëgjonte të atin që t’i pinte më. Do e vizitonim në Greqi, por nusja nuk e aprovoi,”-tha gjyshja e të miturit.
LEXO EDHE:


