BERAT– Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Berat teksa votoi bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë sot.
Në një prononcim për mediat pas votimit, Ervin Ceca tha se “qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”.
“I bëj thirrje qytetarëve të Beratit ti bashkohen këtij procesi, ti drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre. Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur.”-tha ai.
I pyetur për një parashikim të rezultatit, ai tha se “do të jemi në të njëjtat shifra si në zgjedhjet e kaluara, ku fitues ishte Ervin Demo me 60 % te votave”./Radar.al
Në Vlorë votohet për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë, qytetari në Tragjas s’di që ka zgjedhje


