E mbani mend përplasjen mes dy këngëtareve të shumënjohur, Taynës dhe Dafinës?
Kanë kaluar afro 3 vite që nga prishja e marrëdhënies mes kolegeve, e mesa duket së fundmi gjithçka ka marrë një tjetër rrjedhë.
Dafina Zeqiri së fundmi postoi një video në profilin e saj në Tik-Tok, ku shfaqet ajo duke kërcyer me muzikën e saj “Bye-Bye” në sfond. Kujtojmë se kjo këngë, që është produkt i dy artisteve në fjalë, u bë “molla e sherrit” mes këngëtareve.
Nga postimi i bërë, në rrjet u ngritën aludime se mes Taynës e Dafinës mbas shumë kohësh ekziston paqja.
Nuk dihet akoma nëse dyshja në fjalë i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre, pasi nuk ka patur asnjë reagim publik nga ana e tyre.
Se si qëndron e vërteta, kjo mbetet për t’u parë në vijm…/ Radar.al
https://www.tiktok.com/@dafinazeqirigjergji/video/7432304397876596011?is_from_webapp=1&sender_device=pc
LEXO EDHE:
Njërën nuk e ftoi në dasmë/ Dafina Zeqiri publikon fotot me motrën tjetër: Gjithmonë të lidhura…
E papritur/ Dafina Zeqiri ftoi Bujar Qamilin për të kënduar në dasmë, sa u pagua këngëtari
“Lopët dëgjojnë muzikën e saj për qetësim”, ja si reagon Tayna


