Nëpër rrjet po bën bujë një video e publikuar, përgjatë së cilës thuhet se lopët e një ferme në Kosovë dëgjojnë këngët e reperes Tayna për qetësim.
Të paktën kështu ka pohuar për gazetaren pronarja e fermës e cila tregon se është pikërisht kjo muzikë që i ka qetësuar lopët.
Artistja shqiptare, Tayna, normal që nuk do e linte pa e komentuar këtë moment. Përgjatë një “Instastory” ajo shkruan:
“Sekreti është te frekuencat. Muzika jem rekomandohet jo vetëm në klub, në vetura, në SPA, por edhe nëpër ferma”



