Zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, ka deklaruar se ka një armë të tipit Glock.
Ajo madje tha se ka shtënë me të në një poligon qitjeje.
Deklarata e saj erdhi në një intervistë për programin “60 Minutes”, ku Harris i tha gazetarit se e ka armën prej kohësh, duke theksuar se vjen nga një sfond në forcat e sigurisë.
“Po, kam një Glock, e kam prej kohësh. Natyrisht, që kam shtënë në poligonin e qitjes”, tha ajo.
Ajo ka qenë një zë aktiv në adresimin e dhunës nga armët dhe ka mbajtur konferenca të përbashkëta me presidentin Joe Biden për të njoftuar përpjekjet për të reduktuar vdekjet nga armët. Harris i ka bërë thirrje Kongresit për të rivendosur ndalimin e armëve sulmuese, duke kërkuar një qasje më të moderuar përpara zgjedhjeve.


