Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhën mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën. Arrest shtëpie për dy vartëset

    Risia te italishtja/ Për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

    26 të përjashtuar nga Policia në 6 muajt e parë të vitit! Referime në prokurori për 232 punonjës policie dhe 2 të Gardës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE planifikon operacionin më të madh ndonjëherë kundër zjarreve pyjore

    June 2, 2026

    Bashkimi Evropian po përgatit atë që e cilëson si operacionin më të madh të historisë së tij për përballimin e zjarreve pyjore gjatë verës së vitit 2026, në një kohë kur Evropa po përballet me rritje të valëve të të nxehtit dhe thatësirave ekstreme.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur se rreth 800 zjarrfikës nga 14 vende evropiane do të dislokohen në zonat më të rrezikuara të Qipro, Greqia, Italia, Franca, Spanja dhe Portugalia.

    Sipas saj, operacioni përfaqëson një shembull të solidaritetit evropian, ku ekipe zjarrfikëse nga vende të ndryshme do të bashkohen për të mbrojtur jetën e qytetarëve, pronat dhe pyjet.

    Në kuadër të planit, 22 avionë dhe 5 helikopterë të flotës evropiane do të jenë në gatishmëri për të mbështetur ndërhyrjet ajrore në rast zjarresh të mëdha.

    Operacioni do të koordinohet dhe financohet nga Komisioni Evropian përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i mbështetur nga një qendër emergjence që funksionon 24 orë në ditë dhe ekipe ekspertësh për menaxhimin e krizave.

    Po ashtu, BE planifikon krijimin e një stacioni të ri rajonal zjarrfikjeje në Qipro, me qëllim forcimin e reagimit të shpejtë ndaj zjarreve pyjore në Evropën Jugore dhe në rajonin e Mesdheut.

    Sipas të dhënave të raportuara nga Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe shërbimi Copernicus Climate Change Service, zjarret pyjore në Evropë dogjën mbi një milion hektarë gjatë vitit të kaluar, duke shënuar një nga nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.

    BE pyjet Zjarret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhën mbi 700 mijë euro në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën. Arrest shtëpie për dy vartëset

    July 18, 2026

    Risia te italishtja/ Për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

    July 18, 2026

    26 të përjashtuar nga Policia në 6 muajt e parë të vitit! Referime në prokurori për 232 punonjës policie dhe 2 të Gardës

    July 18, 2026

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.