Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë

    November 19, 2024
    BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
    Josep Borrell është i shqetësuar për shqetësimin për rolin në rritje të Kinës në luftën në Ukrainë

    Gjatë një takimi në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së biseduan për rolin e Kinës në luftën në Ukrainë dhe vendimin e SHBA-së që t’i lejojë Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe në territorin rus.

    Në konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së Josep Borrell shprehu shqetësimin për rolin në rritje të Kinës në luftën në Ukrainë. Sipas tij vihet re një rritje e furnizimeve kineze sidomos me të ashtuquajtura mallra me përdorim të dyfishtë – pra që mund të përdoren si për qëllime paqeje ashtu edhe për qëllime lufte.

    “Pa Korenë e Veriut, pa Iranin, pa Kinën, Rusia nuk do të mund t’i vazhdonte përpjekjet e saj ushtarake”, tha Borrell. Ai tha se ishte i shqetësuar edhe për njoftimet se këto tri vende e furnizojnë Rusisë me sisteme të plota armësh.

    Në prag të takimit u bë e ditur se BE-ja kishte marrë raporte nga shërbimet sekrete për një fabrikë armësh në Kinë, e cila mendohet se e furnizon Rusinë me dronë për luftën kundër Ukrainës. Një zyrtar i lartë i BE-së, tha megjithatë se për këtë ende nuk ka prova të qarta. Brukseli mendon se është e pamundur që një kompani e tillë të mund të veprojë pa dijeninë e udhëheqjes kineze.

    Hapa më të ashpër kundër Kinës

    Qeveria kineze hedh poshtë çdo akuzë. Në konferencën e tij për shtyp, Josep Borrelli nuk e komentoi më konkretisht përmbajtjen e raporteve të shërbimeve sekrete. Megjithatë ministrat e Jashtëm të BE-së po mendojnë tani për të ndërmarrë hapa më të ashpër kundër Kinës. “Ndihma kineze me dronë” duhet dhe do të ketë pasoja, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Homologja e saj finlandeze, Elina Valtonen, bëri të qartë se nuk mund të ketë më “business as usual” në tregtinë me Kinën nëse rezulton se vendi po komprometon sigurinë e Evropës.

    Lidhur me Iranin ministrat e Jashtëm i zgjeruan sanksionet e BE-së që ekzistojnë tashmë kundër Teheranit për shkak të mbështetjes ushtarake për Rusinë. Ndër të tjera ato parashikojnë ndalimin e eksportit të çdo produkti që mund të përdoret për prodhimin e dronëve dhe të raketave. Sanksionet e reja kanë gjithashtu gjithnjë e më shumë në shënjestër rrugët e transportit: që përfshijnë dy porte në Detin Kaspik, si dhe kompani transporti ruse dhe iraniane që përdoren për transport.
    Ministrat e Jashtëm përshëndesin vendimin e SHBA-së për raketat
    Uashingtoni vendosi që t’i lejojë Ukrainës të përdorë raketa me rreze veprimi deri në 300 kilometra edhe në territorin rus, sidomos në zonën perëndimore të Rusisë, në rajonin e Kurskut. Një zëdhënës i qeverisë amerikane as e konfirmoi dhe as e mohoi këtë, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa. Ky hap u përshëndet nga shumica e ministrave të Jashtëm të BE-së.

    Përveç SHBA-së Ukrainën e kanë furnizuar me raketa me rreze të gjatë veprimi edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Deri tani asnjë vend nuk e ka lejuar zyrtarisht Ukrainën t’i përdorë ato për të sulmuar objektiva ushtarakë në territorin rus. Kjo mund të ndryshojë si rezultat i vendimit të SHBA. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot përsëriti se edhe vendi i tij po e shqyrton dhënien e një lejeje të tillë. Presidenti Emmanuel Macron e bëri të qartë këtë në maj, theksoi Barrot.

    Kritika pati nga pala hungareze. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto e quajti vendimin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Hungaria konsiderohet si aleati më i afërt i Rusisë brenda BE-së dhe rregullisht bllokon ndihmat për Ukrainën. Kurse ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se armët e dërguara në Ukrainë nga Italia mund të përdoren vetëm në tokën ukrainase, njofton AFP-ja./DW

    Josep Borrell Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    April 19, 2026

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    April 19, 2026

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026

    Rikthimi më i bujshëm? Real Madrid befason me emrin e ri për postin e trajnerit

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.