Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE heq dorë nga “kontrolli i bisedave” online, dështojnë planet për mbikëqyrje masive të mesazheve private

    October 31, 2025
    Bën parashikimin/ Komisioneri i Politikës së Jashtme: KE mbështet objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në 2027

    Bashkimi Europian ka tërhequr planet e debatueshme për monitorimin e detyrueshëm të komunikimeve online, të njohura si “chat control”.

    Sipas diplomatëve të BE-së në Bruksel, nisma për të skanuar mesazhet në platformat si WhatsApp, Signal dhe shërbime të ngjashme nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave midis vendeve anëtare.

    Në vend të kësaj, është propozuar një kompromis i ri, që parashikon pjesëmarrje vullnetare nga kompanitë e mesazheve, duke vazhduar me marrëveshjen ekzistuese.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë e quajti këtë zhvillim “shumë të mirëpritur”, ndërsa ministrja gjermane e Drejtësisë, Stefanie Hubig, tha se kompromisi “ofron mënyrën e duhur për të luftuar abuzimin ndaj fëmijëve pa cenuar të drejtat themelore të qytetarëve”.

    Kritikët e planit fillestar kishin paralajmëruar se masa do të hapte rrugën për mbikëqyrje masive dhe cenim të privatësisë së qytetarëve europianë.

    Debati për “chat control” ka nisur që në vitin 2022, kur Komisioni Europian paraqiti propozimin për skanimin automatik të mesazheve, imazheve dhe videove me qëllim identifikimin e materialeve të paligjshme që përfshijnë fëmijë.

    Nëse do të miratohej, masa do të detyronte platformat të skanonin çdo mesazh dhe ta raportonin tek autoritetet hetimore – një ide që u kundërshtua fort nga ekspertët e sigurisë dhe organizatat për të drejtat digjitale.

    Aktualisht, marrëveshja që lejon skanimin vullnetar është ende në fuqi dhe skadon në prill 2026, çka e mban temën të hapur për diskutime të mëtejshme.

    Bashkimi Evropian bisedat online mbikëqyrje mesazhet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.