Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dënohen dy persona në Romë, akuzoheshin për përpjekje për riorganizimin e një grupi me ideologji naziste

    Selin Bollati reagon ndaj aludimeve për raportin me Gjestin dhe sqaron të vërtetën

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Bashkimi Europian kritikon mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë

    January 16, 2025
    Bashkimi Europian kritikon mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë

    KOSOVË– Autoritetet ndërkombëtare kundërshtojnë mbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia në kohën e fushatës zgjedhore. Sipas tyre kjo është në kundërshtim me detyrimet e Kosovës.

    Bashkimi Evropian, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe kritikuan veprimin e autoriteteve kosovaretë sigurisë, të cilat me një aksion të gjerë policor, mbyllën zyrat e dhjetë komunave paralele dhe disa institucione tjera të Serbisë në Kosovë. Në një reagim,BE tha se “veprimet e Kosovës për mbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia në një kohë fushate për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, janë në kundërshtim me detyrimet e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit”.Bashkimi Evropian, theskson po ashtu se “çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia parashihet të zgjidhet në kuadër tëdialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Prandaj në këtë linjë BE-ja i paralajmëroi autoritetet kosovare se aksioni i së mërkurës “mund të ndikojë në vendimin për të mos i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës”.

    Ambasadori Bajrami: Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia

    Bashkimit Evropian iu përgjigj me një sqarim ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami, i cili në X shkruan: “Nuk ka struktura të mbështeturanga Serbia në Kosovë, këto ishin struktura ilegale të drejtuara ngaSerbia. Nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave. Operacioni i Policisë së Kosovës nuk ka shkaktuar tensione”.

    Gjermania në një linjë me BE

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde pajtohet plotësisht me reagimin e BE-së ndaj vendimit të autoriteteve kosovare të sigurisë, ndonëse në parim edhe ai thotë se këto struktura duhet të shuhen. “Më lejoni të jem i qartë: Ne pajtohemi në parim se strukturat e tilla paralele duhet të shuhen. Por, mënyra për ta bërë këtë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime sikurse këto sot, ju nuk i fitoni zemrat e njerëzve të prekur nga kjo”, shkroi ambasadori Rohde në platformën X, duke e shpërndarë edhe reagimin e BE-së. Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në vitin 2013 për shuarjen e institucioneve paralele të Serbisë, marrëveshje kjo e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. Por kjo marrëveshje akoma nuk është zbatuar plotësisht.

    Ambasada amerikane: Vendimi ishte në kundërshtim…

    Më i ashpër ishte reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila i rikujtoi Prishtinës zyrtare se aksioni për mbylljen e strukturave paralele ishte në kundërshtim me këshillat më të mira amerikane. “Këto veprime, janë në kundërshtim me këshillat tona më të mira dhe e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj”, kumtoi Ambasada amerikane në Kosovë. Sipas reagimit amerikan “mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës, serbët etnikë dhe komunitetet tjera dhe mund t’i minojë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”./DW

    Bashkimi Europian institucionet serbe në Kosovë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dënohen dy persona në Romë, akuzoheshin për përpjekje për riorganizimin e një grupi me ideologji naziste

    June 15, 2026

    Selin Bollati reagon ndaj aludimeve për raportin me Gjestin dhe sqaron të vërtetën

    June 15, 2026

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.