MALIQ– Ka reaguar bashkëshortja e Edison Shemes, 44-vjeçarit të shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht për katër vjet me vajzën e mitur të mikut të tij.
Bashkëshortja e Edisonit shprehet se nuk është e vërtetë diçka e tillë, pasi sipas saj kjo mund të jetë ndonjë çështje inati.
“Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Më pyetën vetëm për Edisonin por unë nuk kam mundur të komunikoj me të. E mora vesh nga lajmet akuzën. Nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Dyshoj që mund të jetë ndonjë çështje inati. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu tek puna e Edisonit, më thërrisnin “teta”. Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë”, është shprehur bashkëshortja.
Ndërkohë nëna e Edisonit ka deklaruar, se i ati i të miturës është shok me djalin tjetër të saj, vëllain e Edisonit, dhe siç thotë ajo, kjo është bërë për shkak të konkurrencës, sepse djemtë e saj janë shumë punëtorë.
“Babai i vajzës ishte shok i ngushtë me djalin tjetër që kam në Greqi. Kjo që na është bërë ne, është për shkak të konkurrencës sepse djemtë e mi janë shumë punëtorë.”– thotë ajo./Radar.al
Rasti i rëndë i abuzimit në Maliq, reagon Policia. Po punohet për kapjen e autorit


