Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në rrjet ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “i ka qepur nga pas kryedemokratin Sali Berisha për ta sulmuar”.
Gjatë videos së tij Basha e cilëson e Ramën frikacak. Ndërsa më tej ai i bën ftesë që të kenë një përballje mes tyre por pa prezencën e Berishës.
“O Rame, ça frikacaku je mo burrë. Ke vënë doktorin me më sulmu m’u. Ah ça je. U mërzit doktori që i sulmova partnerin. Dil vetë në fushë o burrë, doktori 81 vjeç. Dil vetë në fushë. Thuji doktorit, merrem vetë me Bashën, siç jeni marë më parë të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë o Rame. Po s’ka derman o Rame se 7 herë 7 bëjnë 313 o Rame”, tha Basha.


