Ditën e sotme në rrjet bëri bujë lajmi se Elvis Pupa u shpall në kërkim, ndërsa partnerja e tij Belina po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike në shtëpi.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe artisti Bardhi, i cili përfitoi nga rasti për t’i kujtuar aktorit se ‘bota është portokall’.
“Po m’vjen keq që lexoj këtë lajm, se je nga aktorët e mi të preferuar të fëmijërisë. Por, le të jetë (ky rast) shembulli që bota sillet”, e nis postimin e tij Bardhi.
Ndërsa shtoi më tej: “U ngute për të folur për dikë që as nuk e njeh, as nuk të ka dëmtuar ty kurrë. E gjatë kohës së “Big Brother” shkruaje në story “Free Bardhi” (pa arsye). Tani po shkruaj unë “Free Elvis” (me arsye)”, referuar postimeve ironike që bënte aktori gjatë qëndrimit të Bardhit në “BBVA”, për lidhjen e tij me Sarën.



