Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komunikuar për mediat pas mbledhjes së grupit.
Gazment Bardhi tha se ky sesion i ri parlamentar do të udhëhiqet nga parimi se nuk mund të ketë zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Fjala e Bardhit:
Aksion politik dhe parlamentar, nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimet për protestë nuk i merr grupi ynë, agjenda e plotë e PD diskutohet edhe nga ne, por ka institucione të tjera partia. Grupi ka caktuar këtë moto, nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.


