Një ngjarje e papritur ka ndodhur brenda ambjenteve të shtëpisë së “BBVK”.
Konkurrenti Eduart Kuqi, kërkoi të linte shtëpinë mbrëmjen e djeshme duke u përplasur me tone të larta me moderatorin.
Edi shprehej se donte të largohej për shkak të disa çështjeve që la pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë detaje.
“Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë”, tha Edi, ndërsa moderatorët u përpoqën ta bindnin të qëndronte dhe të reflektonte mbi vendimin e tij.
Banori refuzoi të vijonte qëndrimin e tij me justifikimin “po them që du me dal, mos më shtini me the derën, se e thej, nuk e kam problem”.
Nga fjalët e përdorura debati mes tyre agravoi më shumë, ndërsa u dëgjua dhe zëri i moderatorit Aludin Hamiti I cili e kritikoi për sjelljen dhe tonin e zërit. “Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur”, tha moderatori.
Pjesë nga debati
Edi: Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë.
Moderatorja: Do doja që të kaloj edhe mbrëmja e sotme dhe nesër mund të flasësh me vëllain e madh.
Edi: Doni të më mbani me zor në shtëpi, unë po du me dal ju po thoni me nejt këtu. E kam mëndu prej kohës, po them që du me dal, mos më shtini më the derën, se e thej nuk e kam problem.
Alaudini: Edi, ku je nis me ketë ton? Derën nuk e thyen dot, ti del qysh duhet me dal. Je i lirë si gjithë banorët aty me dal. Ti e di që ke kohë 24 orë me reflektu, nëse nuk do, është krej në rregull me dal.
Edi: O kam reflektu, ti a merr vesh o vlla, kam fol dje me vëllain e madh. Nuk më mban asnjëri me zor këtu. Më hap derën, më sill valixhet.
Alaudini: Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur.
Edi: Çfarë problemi ke ti?
Moderatori: Nuk kam asnjë problem unë, problemin e kam me sjelljen tënde, derën e ke të hapur, mundesh të dalësh jashtë që tani.
Edi: Më sillni valixhet dhe të dal.
Moderatori: Valixhet nuk t’i sjellim ne, përgatiti rrobat dhe dil.


