Është rritur në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, në Unazën e Madhe të Tiranës.
Burime bëjnë me dije se, përveç personit që humbi jetën në vendngjarje, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, i cili ishte transportuar në Spitalin e Traumës.
Identiteti i viktimës së dytë ende nuk është bërë i ditur.
Aksidenti ndodhi kur një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe, si pasojë e përplasjes, doli nga rruga duke çarë barrierat mbrojtëse dhe duke rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.
Në vendngjarje vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.


