Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëvendosje propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit kushtetues

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Qëlloi me ar*ë në darkën ku ndodhej Trump, 31-vjeçari akuzohet për tentativë vr*sje të presidentit!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Banka amerikane bleu borxh të qeverisë shqiptare nëpërmjet ‘Raiffeisen Bank’!

    September 17, 2024
    Banka amerikane bleu borxh të qeverisë shqiptare nëpërmjet 'Raiffeisen Bank'!

    State Street është një bankë e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Muajt e fundit ajo ka investuar rreth 70 milionë euro për të blerë letra me vlerë të qeverisë shqiptare.

    Burimet bëjnë me dije se banka amerikanë ka blerë rreth 7 miliardë lekë obligacione me afat maturimi 3 dhe 5 vjet.

    Operacioni është zhvilluar përmes bankës Raiffeisen në Shqipëri.

    Por State Street nuk është banka e vetme e huaj, që po investon në blerjen e borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare.

    Janë edhe disa institucione të tjera financiare nga jashtë, të cilat gjatë verës kanë blerë rreth 3 miliardë lekë të tjera letra me vlerë duke e çuar totalin e blerjeve në gati 100 milionë euro.

    Kjo është hera e parë në histori, që një banka e huaj ble borxhin e qeverisë shqiptare në lekë, përmes bonove që emeton ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë.

    Deri më tani, blerja e borxhit të brendshëm që qeveria shqiptare emeton në lek, ka qenë domain ekskluziv i bankave, institucioneve financiare apo qytetarëve shqiptarë.

    Hyrja e bankave të huaja në këtë treg, përveçse zgjeron tregun duke ulur normat e interesit të borxhit, shpreh njëkohësisht edhe forcim të besimit tek ekonomia shqiptare në sytë e investitorëve të huaj.

    Borxhet

    Blerjet e borxhit të qeverisë në lekë nga të huajt nisën menjëherë pasi agjencia e njohur e vlerësimeve Standard and Poor’s përmirësoi për herë të parë vlerësimin e borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB- duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.

    Sipas Standards and Poor’s, Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe efektet e tërthorta makroekonomike të luftës Rusi-Ukrainë. Pavarësisht këtyre pengesave, agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë është rritur me një mesatare prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

    Përtej përmirësimi të notës sovrane nga SP, një tjetër faktor që duket se ka nxitur investimet e të huajve në letrat me vlerë në lekë është dhe qëndrueshmëria e monedhës kombëtare të Shqipërisë.

    Vitet e fundit lekut është mbiçmuar në mënyrë të vazhdueshme, qoftë ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit amerikan.

    Duke qenë se vendet në zhvillim si Shqipëria ofrojnë norma më të larta interesi, kjo ka rritur oreksin e bankave të huaja për të investuar kapitalet e tyre në blerjen e borxhit të brendshëm të Shqipërisë.

    Burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë me dije se blerja e borxhit të brendshëm nga të huajt ishte një nga arsyet shtesë për rritjen e presioneve për forcimin e lekut gjatë verës, çka e detyroi Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë duke blerë masivisht euro./ Kapital

     

    Banka amerikane bleu borxh te qeverise shqiptare Raiffeisen Bank
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëvendosje propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit kushtetues

    April 28, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    April 28, 2026

    Qëlloi me ar*ë në darkën ku ndodhej Trump, 31-vjeçari akuzohet për tentativë vr*sje të presidentit!

    April 28, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 28 Prill 2026

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.