Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar plotësisht një banesë në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga qendra e bashkisë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës është hasur me vështirësi.
Si pasojë e flakëve, shtëpia e familjes Ndoj është djegur tërësisht, duke lënë pa strehë pesë anëtarët e familjes. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.


