Sot u zhvillua raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë, ku partitë kryesore arritën një shpërndarje të balancuar të komunave. Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryesojnë me nga 7 komuna secila.
Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6 komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5 komuna. Partitë më të vogla, përfshirë Nismën Socialdemokrate, KDTP dhe PDKRL, kanë fituar nga një komunë secila.
Rezultatet preliminare sipas partive:
LVV – 7 komuna: Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Shtime, Obiliq, Kamenicë
LDK – 7 komuna: Prishtinë, Pejë, Istog, Lipjan, Dragash, Viti, Junik
PDK – 6 komuna: Skenderaj, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Vushtrri
AAK – 5 komuna: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan, Suharekë
Partitë më të vogla – 1 komunë secila: Nisma Socialdemokrate, KDTP, PDKRL
Këto rezultate janë ende preliminare dhe KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të verifikimit të votave me kusht dhe atyre me postë.


