Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    400 mijë paundët dyshohet se u bënë shkak i konfliktit fatal, paratë në qendër të tragjedisë me tre viktima në Roskovec

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Balluku jep përditësimin e situatës: Reshje të dendura, shërbimet në terren pa ndërprerje

    November 18, 2025

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se strukturat e MIE po punojnë pa ndalim për shkak të reshjeve të forta që kanë përfshirë vendin.

    Qarkullimi në të gjitha akset kryesore në Veri dhe Jug është normal. Përjashtim bën segmenti Krane–Syri i Kaltër, ku ka prani uji në rrugë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe Policia Rrugore janë në terren.

    21 fidera janë jashtë pune, kryesisht në zona rurale malore. Ka pasur ndërprerje të shkurtra në disa linja të transmetimit për shkak të shkarkimeve atmosferike, por të gjitha janë rikthyer në funksion. Brigadat po punojnë për riparime.

    Reshjet janë shumë të dendura dhe prurjet në kaskadë po rriten, me tendencë të vijojnë edhe pas mesnatës.

    Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në të gjithë vendin. Të gjitha impiantet dhe stacionet funksionojnë pa probleme, me ekipe në gatishmëri 24/7.

    Portet e Durrësit dhe Sarandës po operojnë normalisht. Në Aeroportin “Nënë Tereza”, disa avionë janë mbajtur në pritje, ndërsa dy fluturime të “Ryanair” janë devijuar në Brindisi.

    Strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë punën pa ndalim dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

    RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ DHE MASAT E MARRA NGA STRUKTURAT E MIE (Ora 21:00) Gjatë gjithë ditës së martë, reshjet intensive të shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke krijuar situata të vështiruara në disa zona. Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë ndërhyrë për menaxhimin e problematikave të evidentuara. Puna vijon pa ndërprerje edhe në orët e mbrëmjes, ndërsa grupet e ARRSH, OSSH dhe AKUK janë të angazhuara maksimalisht në terren. SITUATA NË AKSET RRUGORE Rajoni Verior • Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore, pa problematika. • Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. • Temperaturat janë në vlera pozitive. Rajoni Jugor • Qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme dhe situata paraqitet e qëndrueshme. • Temperaturat janë në vlera pozitive. • Në segmentin rrugor Krane – Syri i Kaltër, pranë liqenit të HEC Bistrica 3, ka dalje të ujit në rrugë. Kompania e mirëmbajtjes, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ndodhet në terren për menaxhimin e situatës. • Në Qarkun Korçë, të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme dhe pa problematika. FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE Rrjeti shpërndarës • Aktualisht janë 21 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat veriore. • Rreth 85% e avarive janë në zona rurale, ku më shumë se gjysma ndodhen në territore të thella malore. • Dy linja 35 kV paraqesin probleme, duke ndërprerë furnizimin me energji për disa nënstacione në Malësinë e Madhe (Koplik, Bajzë, etj.) dhe në zonën e Nënshkodrës (Velipojë, Trush, etj.). Rrjeti i transmetimit Janë regjistruar stakime të përkohshme të disa linjave, të shkaktuara nga moti me shkarkime atmosferike: • L110kV Fierzë – F. Arrëz dhe L110kV Kukës – Lapaj: Për 5 minuta pa tension në disa nënstacione (F. Arrëz, Lajthizë, Kalimash, Tunel, Kukës) dhe disa HEC-e. Linjat janë rikthyer në punë. • L110kV Korçë – Ersekë dhe L110kV Përmet – Lengaricë: Pa tension për 5 minuta në n/st Ersekë, Leskovik dhe HEC Lengaricë. Funksionimi është normalizuar. • L220kV Fierzë – HEC Peshqesh: Stakim i momentit, është rikthyer menjëherë në linjë pa sjellë kufizime në furnizim. • Aktualisht nuk ka defekte apo avari aktive në elementet e sistemit të transmetimit. Brigadat janë në gatishmëri të plotë. SITUATA NË KASKADËN E DRINIT • Reshjet vijojnë me intensitet të lartë (4–20 mm/orë) në të gjithë stacionet e basenit të lumit Drin. • Në pellgun ujëmbledhës të Koman–Vau i Dejës janë regjistruar rreth 180 mm reshje. • Reshjet pritet të vazhdojnë me këtë ritëm edhe 4–6 orët në vijim. • Prurjet në kaskadë janë rritur dhe do të vijojnë të rriten deri pas mesnatës. FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM • Furnizimi me ujë është optimal, me të gjitha sistemet në operim normal dhe me kapacitet të plotë. • Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura dhe kanalizimet funksionojnë normalisht, përfshirë stacionet shtytëse dhe impiantet përkatëse. • Grupet e gatishmërisë po operojnë me 3 turne në të gjithë vendin dhe janë të pranishme në të gjitha veprat me rëndësi të sektorit. SITUATA NË PORTET DHE AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS Porti i Durrësit • Situata paraqitet e qëndrueshme. • Infrastruktura civile, portuale, energjetike dhe hidrike janë në funksion të plotë. • Shërbimet e emergjencës dhe sigurisë janë në gatishmëri. • Të gjitha terminalet operojnë normalisht. • Në Terminalin e Pasagjerëve, imbarkimi në tragetet RIGEL V dhe GNV CRISTAL vijon normalisht. Porti i Sarandës • Situata është e qetë dhe pa problematika. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” • Për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, disa avionë janë vendosur në “hold” në pritje të përmirësimit të motit. • Deri tani kanë devijuar drejt Brindisit dy fluturime të “Ryanair” nga Roma dhe Pisa. Strukturat në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po vijojnë punën me kapacitete të plota në të gjitha sektorët e infrastrukturës, energjisë, ujësjellësit dhe transportit. Pavarësisht reshjeve intensive dhe problematikave të regjistruara, situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe po menaxhohet në mënyrë aktive për të garantuar funksionimin e sigurt të shërbimeve jetike.

    Balluku reshje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    July 25, 2026

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    July 25, 2026

    400 mijë paundët dyshohet se u bënë shkak i konfliktit fatal, paratë në qendër të tragjedisë me tre viktima në Roskovec

    July 25, 2026

    Operacioni “Siguria”/ Sekuestrohen armë, municion dhe dro*ë në Shkodër, arrestohen 3 persona

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.