Lulzim Basha, ka reaguar për atentatin e 30 tetorit në Shkodër, ku mbeti i vdekur Hamza Lici, dhe i plagosur Arlind Bushati.
Atentati me dy viktima e dy të plagosur rëndë, djali i Xhemal Bushatit u qëllua me plumb në kokë
Ai e ka cilësuar situatën si një alarm për qytetarët.
Në një postim në facebook, Basha shprehet se krimi, i cili sipas tij është bërë njësh me shtetin, po godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje dhe terror.
Ai thekson se ngjarja e Shkodrës tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se është nën kontrollin e krimit.
Kujtojmë që i plagosuri rëndë, Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit. Ky i fundit, u kandidua prej Bashës, për kryetar Bashkie të Shkodrës pak vite më parë.
Reagimi i plotë i Bashës:
Sot Shkodra është tronditur nga dora e krimit. Krimi i bërë njësh me shtetin godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje, terror dhe dhimbje.
Ngjarja e Shkodrës është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale.
Krimi e solli në pushtet Edi Ramën, sot ai i është dorëzuar pushtetit të krimit.


