Site icon Informohu siç duhet

Babai i Liam Payne i bashkohet homazheve. Me lot në sy “i jep puthjen e fundit” të birit (VIDEO)

Babai i Liam Payne i bashkohet homazheve për të birin. Me lot në sy “i jep puthjen e fundit” të birit (VIDEO)

Vdekja tragjike e Liam Payne në Argjentinë tronditi jo vetëm fansat e tij por gjithë botën e muzikës.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se qindra fansa u mblodhën jashtë hotelit, ku Payne humbi jetën, dhe po zhvillohen homazhe në nder të tij.

Këtyre homazheve iu bashkua edhe babai i këngëtarit, Geoff Payne, i cili udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas për të marrë trupin e të birit.

Përgjatë një videoje që po bën xhiron e rrjetit, babai i këngëtarit shihet teksa përshëndet fansat djalit të tij dhe lexon disa nga mesazhet prekëse që ishin shkruar për Liam.

Familja e këngëtares bëri homazhe për 31-vjeçaren të enjten e 17 tetorit. Ata thanë se ishin ‘zemërthyer’ pas vdekjes së tij, duke shtuar: “Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë atë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm”.

LEXO EDHE:

Thyen heshtjen e dashura e Liam Payne, flet për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtarit

Rita Ora e “shkatërruar” pas lajmit tragjik, dedikimi rrëqethës i saj për artistin e njohur

“Humbja jote më la pa një vëlla”/ Mesazhi prekës i Zayn Malik për vdekjene Liam: Ndjehem i shkatërruar

 

Exit mobile version