Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Messi hyn në histori, vendos një rekord të paprecedentë në Kupën e Botës

    Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë u nisën nga Greqia për përvjetorin e vdekjes së vëllait, por humbën gjymtyrët

    Strategji kombëtare kundër dhunës, ekspertët e arsimit kërkojnë ndërhyrje urgjente: Shoqëria rrezikon të kalojë kufijtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë shkatërrojnë një grup për trafikim armësh

    December 12, 2024

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në Shqipëri, kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikimit të armëve, që ka qenë aktiv në të dyja shtetet.

    Pas hetimeve mbi nëntë muaj, autoritetet kanë arrestuar 14 persona të dyshuar.

    Tetë persona janë arrestuar në Kosovë, gjashtë shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë, me inicialet: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.

    Gjashtë persona janë arrestuar në Shqipëri, me inicialet E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.

    Autoritetet e të dyja vendeve kanë thënë se rasti është duke u hetuar dhe janë të hapura të gjitha dyshimet, përfshirë mundësinë e trafikimit të armëve për treg ndërkombëtar apo vendor, në Kosovë dhe Shqipëri.

    Pas kryerjes së kontrolleve në nëntë lokacione, Prokuroria ka bërë të ditur se në Kosovë janë gjetur dhe sekuestruar 29 pistoleta, tri armë të gjata, 2.635 fishekë të modeleve të ndryshme, dy automjete dhe pajisje tjera.

    Në Shqipëri janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme.

    Në një konferencë për media, zyrtarë të Policisë së Kosovës, dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë, kanë thënë se hetimet për këtë rast kanë nisur qysh prej prillit, pasi kanë pranuar informacione se disa njerëz janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.

    Dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për krijim të një ekipi të përbashkët hetimor, ndërsa në këtë operacion, të titulluar “Çmontimi”, ka ndihmuar edhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL)./REL

    grup për trafikim armësh Prokuroria Speciale e Kosovës shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Messi hyn në histori, vendos një rekord të paprecedentë në Kupën e Botës

    July 7, 2026

    Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë u nisën nga Greqia për përvjetorin e vdekjes së vëllait, por humbën gjymtyrët

    July 7, 2026

    Strategji kombëtare kundër dhunës, ekspertët e arsimit kërkojnë ndërhyrje urgjente: Shoqëria rrezikon të kalojë kufijtë

    July 7, 2026

    Rama: Shpifësi është më i keq se vrasësi, koncerti i Kanye West financohet nga sponsorët dhe biletat

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.