Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme kur 18 persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Meksikë.
Mediat e huaja me dije se një autobus po udhëtonte nga Oaxaca City për në Tehuantepec, në jugperëndim të vendit kur papritmas ndodhi tragjedia.
Më tej thuhet se në atë automjet gjendeshin një grup mbështetësish të Lëvizjes së Rigjenerimit Kombëtar nga Mexico City, të cilët kishin marrë pjesë në një tubim në mbështetje të Presidentes Claudia Sheinbaum.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 11:00, kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit në një kthesë në një zonë malore përgjatë autostradës Mitla-Tehuantepec, pranë qytetit të Santo Domingo Narro dhe përfundoi në përrua.


