Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në Moskë.
Bëhet fjalë për goditjen me dron të një autobusi shkolle i cili për rrjedhojë ka lënë pas 5 fëmijë të plagosur.
Një autobus shkolle u godit në distriktin Vasilievka afër vijës së frontit sot, bëri me dije guvernatori i qarkut i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky.
“Deri më tani e dimë se shoferi i autobusit të shkollës është plagosur rëndë”, ka shkruar ai në një postim në aplikacionin Telegram, duke shtuar më tej se dhe 5 fëmijë kanë mbetur të plagosur.
Moska e quajti incidentin një sulm të synuar ndaj fëmijëve.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi organizatat ndërkombëtare të ndihmës se kërkojnë të fshehin incidentin.
Ndërsa Kievi nuk ka komentuar ende për incidentin.


