Atifete Jahjaga ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje ndryshe nga imazhi i saj institucional si ish-presidente e Kosovës. Në një foto të publikuar së fundmi, ajo shfaqet me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë, që thekson me finesë siluetën e saj.
Ndryshimi në stil ka bërë që shumë ndjekës të mos e njohin menjëherë, duke e bërë pamjen e saj temë të komenteve dhe mediave rozë. Përtej politikës, Jahjaga duket se po shijon një stil më të lirshëm dhe elegant në jetën publike.


