30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Vlorë.Deri në këto momente, dyshohet të kenë qenë 3 persona që kanë kryer vrasjen e 30-vjeçarit në bashkëpunim, pra drejtuesi i mjetit “Benz” dhe dy persona që godasin me breshëri plumbash.
Kristian Marku është vrarë në sheshpushimin te karburanti Novoselë, por mjeti ka ecur për metra me radhë.
Dyshohet se këtë krim e ka sjellë saga e hakmarrjes mes dy fiseve Reçi dhe Bardhi në Rrëshen të Mirditës.
Kristian Marku njihej edhe si Kristi Bardhi. Gazetari Ervin Leka tha se dyshohet se i riu u nxor në pritë.
“Ka rezultuar se Kristi Bardhi pak para se të vritej është nisur nga kryeqyteti drejt Vlorës. Nuk dihej nëse është nxjerrë në pritë. Autorët e ngjarjes mësa duket i kanë ruajtur të gjitha lëvizjet. Autorët e dyshuar e kanë ndjekur për disa kilometra nga pas deri sa i kanë dalë paralel në korsinë e parakalimit duke e qëlluar. Janë gjetur 13 gëzhoja. I riu kishte edhe një të shkuar me precedentë penale, dhe hetimet janë shtrirë edhe sagën e hakmarrjes.
Shihet si ekzekutim në shenjë hakmarrje, por ende mbetet për të vërtetuar. Në automjet është gjetur edhe një celular, nuk ka pasur armë. Pas zbërthimit të telefonit mund të cilësohet nëse ka pasur apo jo të bëjë me një hakmarrje, dhe nëse mund të ketë pasur komunikimin apo t’i jetë bërë ndonjë pritë”, tha ndër të tjera gazetari.

