SHKODËR– Janë zbuluar detaje të reja sa i takon atentatit me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.
“Blutë” raportojnë se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet.
Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.
Ragip Gilaj është personi në foton e mësipërme i cili la të plagosur 3 persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë. Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.arjes./Radar.al



