Radar.al raporton të tjera detaje të reja lidhur me atentatin që tronditi vendin pasditen e sotme (1 Dhjetor), rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokal “Kështjella” në Ndroq.
Viktima Alfred Dedja, 50 vjeç, banor i zonës ishte i njohur deri në kufijtë e miqësisë me autorin e dyshuar, Julian Gjoshin, që rezulton kuanti i Altin Hajrit.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se viktima ka qenë duke drekuar me miqtë në një tavolinë pranë dritareve të lokalit. Në momentin që është futur në lokal 26vjeçari Julian Gjoshi, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.
Viktima jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë.
Autori pas krimit ka ikur në drejtim të Durrësit. Policia është vënë në ndjekje të Gjoshit, teksa po punon për të ngritur pistat rreth krimit të rëndë. Pista e parë për hetuesit është prishja e pazareve të drogës.
“Rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.
Vrau me armë zjarri Alfred Dedjan në Ndroq, autori Julian Gjoshi kunat i Altin Hajrit. DETAJET


