Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    Të martën skadon afati/ S’ka dakordësi mes partive politike! Kosova në prag të zgiedhjeve të reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati ndaj Lulzim Mashës: Do vr*snim babain. Në varrin e tij do ekzekutonim dhe djalin

    April 17, 2025
    Atentati ndaj Lulzim Mashës: Do vr*snim babain që në varrimin e tij të ekzekutonim dhe djalin

    Në seancën e sotme gjyqësore mes të penduarit të drejtësisë dhe bashkëpunëtorëve të tij të mëparshëm, janë zbardhur detaje të reja nga ngjarje të bujshme kriminale në të cilat ata kanë marrë pjesë.

    Në mesin e atentateve të bëra ndaj personave të njohur, mes tyre është përmendur dhe tentative për ekzektuitmin e Lulzim Mashës, pronarin e shkollës private “Wilson” në Tiranë.

    Henrik Hoxhaj, i njohur ndryshe si “ushtar” i Nuredin Dumanit, ndryshe nga Dumani, në gjyq deklaroi se ka marrë porosi 200 mijë euro për të hequr qafe Lulzim Mashën ndërsa porosia real e këtioj ekzekutimi  ka qenë vrasja e djalit të tij.

    “E ndërrove porosinë, ishte për djalin e tij. Arsyeja pse, ishte se djali ishte në Maqedoni. Informacionet për hyrje – daljet e tij janë marrë nga “Sakati” (Aleksandër Baho). Shuma ishte 150 mijë euro. Kur djali do vinte, kishte 200 mijë euro me vete. Lekët që do merreshin do ishin ekstra. Kemi pritur gati 1 vit për ta bërë. Në mungesë të djalit ishim të detyruar të vrisnim babain që të vinte në varrim”, është shprehur Henrik Hoxhaj.

    Kujtojmë se atenati i dështuar ndaj Lulzim Mashës u realizua në 18 janar 2022, ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij. Pas kësaj ngjarje fatmirësisht pronari i shkollës “Ëilson” arriti të shpëtonte.

    Për rrjedhojë u vu në pranga 31-vjeçari Skerdi Tasi, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

    Debati në sallën e gjyqit mes avokatit, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumanit:

    Avokati: Sa i ke premtuar Henrikut për vrasjen e Mashës?

    Nuredin Dumani: I kam premtuar 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro paradhënie.

    Henrik Hoxha nga kafazi: Është marrë porosia për djalin e Lulëzim Mashës. Nuk u gjend ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi.

    Porosia ishte nga sakati, Aleksandër Baho.

    Avokati: Ishe në Kosovë kur i dhe këtë porosi Henrikut?

    Nuredin Dumani: Po, në Kosovë. Nuk mbaj mend me çfarë fola me të. Aplikacionin Matrix e kam marrë kur ka dalë. Në SKY kam pasur pseudonimet “Alkatraz”, “Covid19” dhe “Toto Rina”. Këto edhe në Matrix. Henrikut s’e mbaj mend si e kishte emrin në SKY, por unë ja kisha vënë “Baftjari”.

    Avokati: A të ka takuar ndonjëherë në Kosovë, Aleksandër Baho?

    Nuredin Dumani: Po, disa herë. Ka ardhur me makinat e veta, njëherë me një CLS, njëherë me një Audi A8. Ka ardhur edhe për qef në Kosovë, të takohej me mua. Porosinë për Lulëzim Mashën ma la dhënë Suel Çela. Më tha, që e ka për persona të tjerë. Përveç Çelës për këtë vrasje kam folur me Aleksandër Bahon. Komunikimi im me Suel Çelën. Kontaktin ma ka dhënë Fatmir Troplini.

    Avokati: Ju keni thënë që Sueli ka rrahur Arben Lazen?

    Nuredin Dumani: Po.

    Avokati: Pse more porosinë e Suelit?

    Nuredin Dumani: Për interes. Fillimisht për 150 mijë euro e pastaj për 200.

    Avokati: Të ka treguar Baho si njihej me Suel Çelën?

    Nuredin Dumani: Jo. Sueli nuk më ka treguar ndonjëherë për arsyen e kësaj porosie. Kur i tregova Henrikut, më tha që e njoh (Lulzim Mashën) dhe që është plak i mbaruar. Punën ja dhashë Henrikut. I kam dhënë disa mjete për këtë punë, nhë golf4, dy armë, një “uzi” pistol dhe një pistoletë 19mm.

    Henrik Hoxhaj – Dumanit: Nga e ke marrë porosinë për familjen Masha? E ndërrove porosinë, ishte për djalin e tij. Arsyeja pse, ishte se djali ishte në Maqedoni. Informacionet për hyrje – daljet e tij janë marrë nga “Sakati” (Aleksandër Baho). Shuma ishte 150 mijë euro. Kur djali do vinte, kishte 200 mijë euro me vete. Lekët që do merreshin do ishin ekstra. Kemi pritur gati 1 vit për ta bërë. Në mungesë të djalit ishim të detyruar të vrisnim babain që të vinte në varrim.

    Avokati: A të ka kërkuar Aleksandër Baho të vrasësh Lulzim Mashën për llogari të personave të tjerë?

    Dumani: Jo. Më ka kërkuar që të mos them se kemi kontakt bashkë.

    Avokati: Ti ke deklaruar se të ka kërkuar Aleksandër Baho që të vrisje Lulzim Mashën.

    Dumani: Suel Çela do të bëjë një punë më ne më tha. Ma tha Aleksandër Baho kur ka ardhur në Kosovë. Nuk i kam folur Suel Çelës për Henrik Hoxhaj. Në dijeninë time Sueli me Henrikun nuk kanë folur, por fshehtas, po. Në momentin që u plagosa unë, kanë folur bashkë.  Kam pasur dy telefona, Sueli e hoqi Matrix, pas vrasjes së Bled Muçës.

    9-vjeçari me dy krahët e prera/ Kjo është fotoja e vitit, e zgjedhur nga World Press Photo!

    atentati ndaj pronarit te "Wilson" Dumani Henrik Hoxhaj Lulzim Mashës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    April 27, 2026

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026

    Të martën skadon afati/ S’ka dakordësi mes partive politike! Kosova në prag të zgiedhjeve të reja

    April 27, 2026

    Thellohet skandali në Itali, dalin detaje të reja ne skenë/ Si Roki “komandonte” në dhomën e VAR-it

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.