Makina e autorëve të atentatit në Tiranë, një mjet ‘Golf 5’ pa targa gjendet i djegur në zonën e ‘Institutit’.
Atentati me armë zjarri ndodhi në zonën e ‘Don Boskos’, ku dy persona mbetën plagosur.
Teksa autori eshte ende i paidentifikuar, mesohet se ai ka qene me kapele dhe ka ardhur ne kembe deri ne lokalin ku ishin ulur te plagosurit. Pasi i ka qelluar, eshte larguar me makine.
Te plagosurit janë Kastriot Elezaj 45 vjec dhe Ronaldo Metushi 22 vjec.
Burimet thanë se Metushi ka plagë në këmbë, ndërsa Elezaj në gjoks.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


