Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati me 2 vi*tima në Rinas/ Prokuroria e Tiranës kërkon pezullimin e drejtorit të AMP për shpërdorim detyre

    February 16, 2026

    TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pezullimin e drejtorit të AMP-së për shpërdorim detyre, në lidhje me atentatin në rreth rrotullimin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2025.

    Kujtojmë se nga ky sulm humbën jetën shtetasit Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri.

    NJOFTIMI:

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos caktimi i masës së sigurisë ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin G.S., Drejtor në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Tiranë, nën hetim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Hetimet nisën pas kallëzimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi punësimin në kundërshtim me ligjin pranë kësaj agjencie të shtetasit M.Sh., i cili humbi jetën në rrethrrotullimin e Rinasit, i qëlluar me armë zjarri së bashku me shtetasin G.D.

    Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.Sh., ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur këtij shtetasi ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Ky shtetas kërkoi të punësohej në AMP më 09.09.2025 dhe pranimi i tij më 15.09.2025, nëpërmjet një urdhri, rezulton haptazi në kundërshtim me ligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.532, datë 29.07.2022 “Per Miratimin e Rregullores Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”.

    Në këto akte ligjore dhe nënligjore përcaktohet qartë se rekrutimi i punonjësve të AMP-së bëhet nëpërmjet konkurimit, shpalljes së vendeve vakante, krijimit të komisioneve përkatëse, testimit, verifikimit përfundimtar për kualifikimin/skualifikimin e aplikantëve deri në përpilimin e kontratës, urdhrin e emërimit në detyrë dhe periudhën e provës.

    Drejtori i Drejtorisë Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, shtetasi G.S., shprehet se procedura e ndjekur për rekrutimin e shtetasit M.Sh., nuk është ligjore dhe se ai në këtë proces ka nënshkruar miratimin vetëm për anën formale të akteve dhe jo në përmbajtje. Ndërkohë që ky shtetas ka kërkuar që ky urdhër të bëhej shpejt me motivacionin ‘pranohet me kontratë të përkohshme dhe për nevoja emergjente”.

    Ky shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Ai ka anashkaluar ligjin organik Nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” dhe Rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore” e miratuar me VKM Nr.532, datë 29.07.2022, ku janë përcaktuar qartë fazat e vlerësimit të kandidaturës M. Sh., nga testimet, verifikimet përfundimtare, vlerësimi i dokumentacionit të dorëzuar nga aplikanti (asnjë prej këtyre fazave nuk është aplikuar) deri në nënshkrimin e Urdhërit të punësimit, i cili në përmbajtje të tij ka motivimin “për nevoja emergjente”.

    Shtetasi M.Sh. u punësua me një procedurë të paligjshme, në një kohë shumë të shkurtër (nga data 09.09.2025 kur eshte paraqitur zyrtarisht kërkesa deri më datë 16.09.2025, që i janë lidhur marëdhëniet financiare, në total 4 ditë pune, që tregon se nuk është aplikuar asnjë prej detyrimeve ligjore të shprehura në ligjin dhe rregulloren e AMP-së. U pagua me rrogë të rregullt nga data 16.09.2025 deri ne date 11.11.2025 (data e ngjarjes në rrerotullimin e Rinasit), pa u paraqitur asnjëherë në punë, apo zhvilluar ndonjë detyrë./Radar.al

    AMP Prokuroria e Tiranës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    July 27, 2026

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    July 27, 2026

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    July 27, 2026

    Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegur. Vatra të vogla në disa pjesë

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.