Të plagosurit në atentatin e 3 shtatorit në Don Bosko ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
45-vjeçari Kastriot Elezaj që dyshohet nga policia se ishte objektivi ka thënë se pasditen e së martës ka dalë si çdo ditë poshtë shtëpisë për të pirë kafe dhe se nuk i druhej një atentati dhe lëvizte lirshëm duke qenë se nuk kishte konflikte me askënd.
Edhe 22-vjeçari Ronaldo Metushi, i cili punonte dikur si kamarier ne lokalin ku ndodhi ngjarja tha se nuk kishte konflikte të hapura dhe se me 45-vjeçarin kishte vetëm lidhje shoqërore.
Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka shoqëruar të gjithë dëshmitarët okular si dhe po punon me kamerat e sigurisë në zonë.


