Atentati i dy ditëve më parë ndaj Donald Trump ka ngjallur reagime nga udhëheqësit e botës mbarë.
Mësohet se Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe i ka shkruar privatisht Donald Trump.
Lajmi është bërë i ditur nga Buckingham Palace.
Në mesazhin e Charles dënohet sulmi ndërsa ndërsa ka ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre dhe i uroi ish-presidentit dhe të plagosurve një shërim të shpejtë.
Mesazhi i mbretit u dorëzua të dielën përmes ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Uashington DC, shkruan BBC.
Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra./Radar.al