Ditën e sotme policia e Tiranës pritet që të marrë dëshminë e gruas së Roan Brahimit, i njohur ndryshe si Sidi. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, nga një atentat i mirëorganizuar mbeti i vrarë babai i këtij të fundit, Gjovalin Prendi.
U raportua se dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme, kishin lidhje me njëra-tjetrën. Mësohet se gruaja e Brahimit (Sidi) ishte shënjestra e atentatit në Tiranë, ku mbetën të plagosur djemtë e pronarit të kompanisë ‘Pelikani Security’, shoku i tyre K.Mullaj dhe shoferi i familjes Demiraj.
VNA ka zbuluar se në pyetje po merret dhe biznesmenja e njohur, A.M.
Nga hetimet e bëra konkludoi se Roan Brahimi jetonte në Rolling Hills, në një vilë ngjitur me vilën ku jeton familja e të shumëkërkuarit, Endrit Dokle.
Policia dyshon se atentati në Tiranë mund të ketë lidhje me atë të Lezhës.
Kjo pasi sipas hetimeve automjeti ku udhëtonin katër të rinjtë mund të jetë ngatërruar me një tjetër, pasi gruaja e Roan Brahimit, të cilit iu vra babai në fshatin Planë të Lezhës vetëm një orë e gjysmë para atentatit në Tiranë, dyhsohet të ketë qenë shënjetsër e vrasjeve.
E gjitha mendohet të ketë ndodhur për shkak të mjetit të përdorur nga gruaja e Sidit që është i njëjtë me atë që ra pre e plumbave, por ka vetëm një numër dhe një germë të ndryshme në targa.
Gjithashtu, gruaja e Brahimit jeton në të njëjtën zonë me personat që mbetën të plagosur nga atentati në fjalë.
Bashkëshortja e Roan Brahimit thuhet se akoma nuk është marrë në pyetje, pasi ndodhet në zonën e Lezhës, ku po kryen homazhe për vdekjen e vjehrrit të saj.
Pas përfundimit të homazheve, ajo mund të merret në pyetje nga policia.

