Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë një urdhër të drejtpërdrejtë për Marinën amerikane që të qëllojë çdo anije iraniane që dyshohet se vendos mina në Ngushtica e Hormuzit – një nga korridoret detare më strategjike në botë për transportin e naftës.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Trump theksoi se nuk duhet të ketë asnjë hezitim në veprim: “Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk duhet të ketë hezitim”.
Sipas tij, operacionet për pastrimin e minave janë tashmë në zhvillim dhe do të intensifikohen, ndërsa mjetet speciale janë angazhuar në terren për të garantuar sigurinë e lundrimit.
Ky vendim vjen në një moment delikat, kur SHBA synon të sigurojë qarkullimin e lirë në këtë pikë kyçe, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global me energji.
Ndërkohë, edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar më herët se forcat detare iraniane janë dëmtuar rëndë. Megjithatë, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) vazhdon të disponojë mjete të vogla detare, të cilat mund të përdoren për operacione asimetrike si vendosja e minave.
Situata në Ngushtica e Hormuzit mbetet tejet e tensionuar, duke rritur rrezikun për përplasje të drejtpërdrejtë mes SHBA dhe Iranit, si dhe për pasoja të menjëhershme në tregjet globale të energjisë.


