Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Asnjë çift i lumtur nuk e bën publike marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale

    November 30, 2024

    TIRANË-Koha në të cilën jetojmë është e vështirë dhe e çuditshme, pasi për disa njerëz një status në internet mund të jetë më i rëndësishëm se ajo që ndodh në jetën e vërtetë.

    Ndërkohë ne e vlerësojmë jetën e një njeriu duke u bazuar në fotot që ai publikon në rrjetet sociale apo nga ajo se çfarë ata shkruajnë për veten.

    Nga kjo ndodh që në shumicën e rasteve gjykimet tona janë të gabuara. Në të vërtetë çiftet e lumtura nuk e bëjnë publike gjithë jetën e tyre në rrjetet sociale dhe kjo për disa arsye. Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre ata janë të përkushtuar më tepër për të jetuar momentin.

    Ku çdo gjë shkon në mënyrën e duhur në marrëdhënien e dy personave, ata e shohin të pakuptimtë të harxhojnë kohën duke postuar online për t’ua treguar këtë fakt të tjerëve.

    Kjo nuk do të thotë se ata nuk postojnë foto në rrjetet sociale, por jeta është duke u dhënë kënaqësinë e duhur, aq sa nuk kanë nevojë të shkëputen prej saj.

    Ndërkohë çiftet që publikojnë problemet e lidhjes së tyre në rrjetet sociale nuk do të fitojnë asgjë nga kjo, por mund ta shtojnë ende më shumë dozën e problemeve.  T’i tregosh problemet personale gjithkujt që njeh në rrjetet sociale është metoda më pak efektive për të zgjidhur problemet e tua. Kjo vetëm sa do t’i përkeqësonte gjërat në marrëdhënien tuaj.

    Lumturia e vërtetë nis thjesht nga të qenurit në një marrëdhënie të lumtur me dikë që do. Nuk fiton asgjë duke postuar fakte se sa e lumtur je në llogaritë e tua. Lumturia qëndron në faktin se jeni bashkë vërtetë, jo të postoni se si jeni bashkë. Për njerëzit që e kuptojnë këtë, postimi i vazhdueshëm në mediat sociale nuk është fare tërheqës.

    Asnjeri nuk ka pse t’i vërtetojë asgjë askujt. Njerëzit që përjetojnë vërtetë një marrëdhënie të lumtur, nuk kanë asnjë interes të përdorin njëri-tjetrin për të provuar para të tjerëve se sa të lumtur janë. Gjithashtu studimet kanë vërtetuar se personat që nuk i përdorin masivisht rrjetet sociale janë më të lumtur se ata që e bëjnë këtë, sepse nuk u duhet të krahasohen vazhdimisht dhe për gjithçka me miqtë apo kolegët, ata që shfaqen gjithnjë në rrjetet sociale si më të lumtur apo më mirë. Shpesh ne harrojmë se ajo që ka vërtet rëndësi është jeta jonë e vërtetë, marrëdhëniet, eksperiencat dhe ndjenjat, jo kërkimi i pafund për popullaritet online./INC/Radar.al

    ciftet e lumtura rrjetet sociale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.