SHBA– Regjisori dhe aktori i famshëm, Robert Redford është shuar në moshën 89-vjeçare. Lajmin e raportoi New York Times, ku sipas medias prestigjioze amerikane ai ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Utah dhe prej disa kohësh s’kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmi për vdekjen e tij u njoftua në një deklaratë nga Cindi Berger, drejtoresha ekzekutive e firmës së publicitetit Rogers & Cowan PMK. Ajo tregoi se regjisori kishte vdekur në gjumë, por nuk dha një shkak specifik.
Si një aktor, filmat e tij më të mëdhenj përfshijnë “Butch Cassidy and the Sundance Kid” (1969), dhe “All the President’s Men” (1976), “Three Days of the Condor” (1975), “The Sting” (1973), rreth epokës së Depresionit të Madh, që i dha Redford nominimin e tij të parë dhe të vetëm për Oscar si aktor./Radar.al


