Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Artan Hoxha për masakrën në Memaliaj: Sa më shumë atentate i bëjnë, aq më shumë mbijeton Adriatik Kalemi

    July 22, 2024
    Artan Hoxha për ngjarjen masakër në Memaliaj: Sa më shumë atentate i bëjnë për ta vrarë, aq më shumë mbijeton

    Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Memaliaj mbrëmjen e së shtunës, mbetën të vdekur tre persona.

    Gazetari Artan Hoxha zbulon se atentati ishte për te goditur Adriatik Kalemin.

    I ftuar në një intervistë Hoxha tregon atentatet e njëpasnjëshme që i janë bërë Kalemit dhe se ky atentat ishte gjëja më e thjeshtë për ta goditur atë.

    “Ngjarja e Memaliajt është thjesht guri kilometrik i radhës i një serie ngjarjesh që ka më shumë se 20 vite që ndodh. E kam parë mediat që e fillon ngjarjen nga atentatit me minë të telekomanduar të Sadikajt para dy vitesh, por historia është shumë më e gjatë. Nuk nis nga kjo gjë, nuk është kaq e shkurtër.

    Kemi të bëjmë me një histori ngjarjesh, po të kujtoj 18 muajt e fundit. Unë qëkur kam filluar të merrem me gazetari, kam dëgjuar për Adriatik Kalemin. Nuk ka nevojë të hyj në “Google”. Kemi të bëjmë me personazhe me histori shumë të gjatë. Janë bërë atentate pafund. E quaj, në një lloj metafore, e quaj ‘John Ëick’. Është një njeri që sa më shumë atentate i bëjnë për ta vrarë, aq më shumë mbijeton. Në Paksos atë e goditën me 12 predha dhe shpëtoi. Ai ishte në Paksos me pushime, me familjen e vet, autorët i shkuan me skaf nga Italia. E çuan në spital në Janinë. Sa u bë më mirë, policia e arrestoi. Në burg, në momentin që do dilte, i shkon një i burgosur egjiptian, i cili do dilte nga burgu dhe ai, shkon dhe ja fut disa herë me thikë, prapë shpëton, mbijeton. Autoritetet greke e fusin në territorin e Shqipërisë, kur është futur në Shqipëri, ai ka grumbulluar njerëzit e vetë.

    Patjetër që për familjen Kalemi kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Janë goditur babai dhe xhaxhai. Dy njerëzit më të moshuar që ata kanë. Dhe janë goditur në kafe, në mes të qytetit. Dhe ngjarjen e bën më të rëndë fakti që vriten njerëz të pafajshëm. Ata kanë qenë pas xhamit. Këto lloj ngjarjeje, me këtë lloj fryme, zakonisht unë e shoh në Greqi vitet e fundit. Vazhdimisht e them që vrasësit shqiptarë që vijnë nga Greqia janë shumë të ashpër.

    Adriatik Kalemi i ka shpëtuar disa atentateve. Kanë prodhuar me thika, me kallashnikovë, me automatik, me armë zjarri, nuk e kanë vrarë dot. Prandaj ka ndodhur kjo ngjarje. Pasoja e kësaj ngjarje ishte që s’e gjetën dot Adriatik Kalemin. Tentuan të vrisnin vëllain e tij, dështuan. Atëherë kanë gjetur më kollaj, ata që nuk fshiheshin. Dihej që në Memaliaj nuk hyn dot, sepse është familja Kalemi. Prandaj goditja është bërë në zemër të qytetit, pra në lokalin ku fisi Kalemi rrinte aty. Dhe u është bërë aty për të thënë: ‘Dhe këtu e keni të pamundur të qëndroni’. Prandaj kanë vrarë dhe njerëz të pafajshëm”, u shpreh Hoxha.

    Adriatik Kalemin Artan Hoxha atentati ne memaliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.