Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Artan Hoxha: Killerët e Artan Santos pësuan fund tragjik, u zhdukën pa varr. Porositësit dhe përfituesit janë duke shijuar në qetësi “të mirat”

    June 27, 2025

    Nga Artan Hoxha

    Artan Santon, e kanë harruar të gjithë….

    Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin.
    Por duket kaq e largët, sa Artan Santon, themeluesin e të parës bankë me kapital 100% shqiptarë dhe njërës nga bankat më të rëndësishme në vend, e kanë harruar të gjithë.
    Të gjithë ata, që mbanin radhën tek dera e zyrës së tij, politikanë të nivelit më të lartë, qeveritarë, gjyqtarë dhe prokurorë, pronarë mediash dhe moderatorë, të cilët përfituan sa mundën prej tij, nuk e gjetën kohën as për një minutë të vetme ta kujtonin.
    Fiks zbatues fanatik të shprehjes popullore, “i vdekuri me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”.

    Kryeministrit, që e kishte bërë aq mik të ngushtë para se të vritej, nuk i kanë mjaftuar tre mandate për të gjetur çfarë i ndodhi një “çuni Tirone”.
    Mbase e ka lënë për mandatin e katërt??!! Por ta kujtonte me dy rreshta në përvjetorin e tij, nuk i kushtonte gjë.

    Nëse do t’i numëroja me radhë listën e kryeministrave e ministrave që kanë bashkëpunuar dhe përfituar prej tij, nuk do t’më mjaftonte koha.
    Tashmë, porositësit dhe përfituesit nga vrasja e Santos, janë duke shijuar në qetësi “të mirat” e 26 qershorit 2014.
    Për më tepër, kur organizatorët dhe ekzekutorët e atentatit tashmë kanë pësuar një fund tragjik.

    Ata nuk mund të flasin apo të dëshmojnë për atë që bënë me gjakftohtësi dhe profesionalizëm kriminal.
    Nuk mund të tregojnë më, se kush i porositi, kush i pagoi dhe për me tepër kush i fshiu nga faqja e dheut, më keq se objektivi i tyre.
    Duket se një dorë mjaftë e rafinuar, si ajo që fshihet pas fuqisë madhore të pushtetit politiko-ekonomik, i rrëmbeu me uniforma policësh specialë dhe i zhduku kufomat e tyre me preçizion kirurgjikalë.

    Fati i atyre që morën përsipër ekzekutimin e Artan Santos, “Guximtarit” të sistemit bankar shqiptar, ishte shumë më tragjik se vetë viktima e tyre.
    Ata, jo thjeshtë i rrëmbyen dhe i vranë, por i lanë pa varr.
    Kjo jo në shenjë hakmarrje për atë që bënë në zemër të ish-bllokut, por për të fshirë një herë e mirë gjurmët, që të çonin te urdhëruesit.

    Çdo përvjetor, mundohem të bëj apel për zbulimin e vrasjes më të rëndësishme të post-komunizmit.
    Dje heshta qëllimisht, duke pritur më kot, se mos dikush e kujtonte Artan Santon.
    Nuk më zhgënjyen.
    Askush nuk e bëri.

    Në pranverën e vitit 2020, disa oficerë me eksperiencë të Policisë së Shtetit, e tërhoqën nga arkiva dosjen e 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo.
    Pasi kryen në heshtje dhe sekret të plotë një sërë veprimesh, ngritën 2-3 pista të reja për ngjarjen dhe vendosen në fillimin e dhjetorit 2020, t’ia dërgonin Prokurorisë Speciale SPAK.
    Prokurorët e SPAK, premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive. Por kur kanë kaluar edhe pesë vite të tjera, nuk kanë kryer asnjë veprim.

    I vetmi vendim që qëndron në fuqi edhe pas 11-te vitesh, është shpërblimi i qeverisë shqiptare prej 100 mijë eurosh, për çdo qytetar, i cili ndihmon në zbulimin e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo.
    Ky është shpërblimi më i madh i vendosur ndonjëherë në Shqipëri, në lidhje me zbulimin e një vrasje.
    Por fakti se është një shumë e majme, nuk i ka “joshur” dëshmitarët.
    Ata (dëshmitarët) e dinë shumë mire, se “koka” që fshihet pas kësaj vrasje, mund t’u hajë kokën e tyre.

    Njeriu i fundit, që po mbahej nën mbikëqyrje sistematike nga Policia e Shtetit, i dyshuar në lidhje me këtë vrasje, u zhduk pa lënë gjurmë pas një rrëmbimi enigmatik më 8 shkurt 2015.
    Nuk kam dëgjuar të jetë vendosur ndonjë shpërblim nga Policia e Shtetit, për ata qytetarë, që ndihmojnë në gjetjen e të zhdukurit. Mesa duket ai nuk vlente asnjë kokërr leku….

    Artan Hoxha Artan Santo killerat porositesit vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    April 30, 2026

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    April 30, 2026

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    April 30, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.