ITALI– Një shtetas shqiptar është arrestuar sot në Val Vibrata, në provincën e Teramos në Itali, pasi u kap me mbi 100 kilogramë lëndë narkotike.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptarit iu gjet në posedim mbi 100 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë, si dhe një sasi të madhe mjetesh prerëse.
Ndër të tjera thuhet se autori dyshohet se i posedonte mjetet dhe lëndët narkotikët me qëllim shitjen e tyre.
Sipas autoriteve italiane, detajet e çështjes do të paraqiten në një konferencë për shtyp që do të mbahet në selinë e policisë së Teramos nesër, më 5 janar, në orën 11:30 të paradites, në prani të Prokurorit të Teramos./Radar.al


