Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi miraton një sërë marrëveshjes ndërkombëtare në vlerë miliona euro

    Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

    Veprimtaria e kompanive të sanksionuara nga Serbia që akuzohen për eksportim në Rusi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, ju gjetën armë në studion e tij të tatuazheve

    April 2, 2026

    DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar pasi posedonte armë dhe municione luftarake në studion e tij të tatuazheve.

    Njoftimi i policisë: 

    “Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Hidden line”. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 granatë, municion luftarak, 1 armë e ftohtë dhe 1 palë pranga. Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që i posedonte në subjektin e tij (studio tatuazhesh), dyshohet me qëllim trafikimin.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Hidden line”.

    Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Rr., 44 vjeç, banues në Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

    Gjatë kontrollit në subjektin e këtij shtetasi (studio tatuazhi), në lagjen nr. 4, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    -1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, 2 krehra dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (dorezë metalike), 1 palë pranga si të Policisë, mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i posedonte armët me qëllim trafikimin. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia./Radar.al

    arrestohet 44-vjecari Durres
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi miraton një sërë marrëveshjes ndërkombëtare në vlerë miliona euro

    April 2, 2026

    Çfarë i ndodhi? Fermerja përfundon në spital pas sfidës, si është gjendja e saj

    April 2, 2026

    Veprimtaria e kompanive të sanksionuara nga Serbia që akuzohen për eksportim në Rusi

    April 2, 2026

    Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

    April 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus March 12, 2026

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Genci Kojdheli Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti se…

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Alegri beson te rikthimi i Gimenez, sytë nga sulmuesi për fundin e sezonit

    Parashikimi i horoskopit 31 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Pesë shenja të horoskopit që do të gjejnë dashurinë në Prill

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.