TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u vendos në pranga në afërsi të kthesës së Kamzës në kryeqytet.
“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, akt kriminal. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është një fatkeqësi. Kjo tregon aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga shqiptarët patriotë dhe të ndershëm.”– ka thënë Tedi Blushi.


