VLORË– Është arrestuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Arrestimi i Zarkës ka ardhur si rezultat i operacionit të zhvilluar me urdhër të SPAK.
Sëbashku me Aurel Zarkën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Eriona Dautaj, ish-oficere e krimeve të rënda dhe avokati Radovan Çela.
Sipas informacioneve paraprake të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.
Emrat e katër të arrestuarëve me urdhër nga SPAK:
- Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë.
- Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë të Magjstraturës, ish-oficere policisë gjyqsore në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe Hetuese në BKH, aktualisht magjistrate.
- Astrit Vladi
- Radovan Cela, Avokat.
Zarka është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2004 si oficer i Policisë Gjyqësore pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Më pas në vitin 2012 ai u emërua prokuror dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mbante funksionin e drejtuesit. Zarka kaloi filtrin e Vetingut vetëm disa javë më parë dhe u konfirmua në detyrë në datën 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjithashtu nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK.


