KOSOVË– Ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.
Ditën e sotme është bastisur shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, shkruajnë mediat vendase.
Ndërkohë gjatë paradites së sotme Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, Ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun./Radar.al


