TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu.
Ka qenë avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën ankimore për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Gjithashtu paraditen sotme u mësua se edhe deputetja e PL-së, njëkohësisht ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e GJKKO-së, ku prej ditës së shtunë e ka dorëzuar ankimimin me postë.
Ishte data 23 Tetor i këtij viti, kur Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Është zëvendësuar masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Radar.al
Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta


