Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestimi i 27-vjeçarit pas incidentit në Bashkinë e Pogradecit ndez protestën, banorët kërkojnë lirimin e tij

    November 10, 2025

    Një incident i pazakontë ka ndodhur të hënën në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencë të qytetarëve. Gjatë diskutimeve, situata degjeneroi në një konflikt fizik, ku një 27-vjeçar u përplas me një prej anëtarëve të këshillit.

    Policia arrestoi në flagrancë Kevi Muçllarin, 27 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” ndaj anëtarit të Këshillit Bashkiak, Engjëll Shyti.

    Pas arrestimit, dhjetëra banorë u mblodhën para Komisariatit të Pogradecit, duke kërkuar lirimin e Muçllarit. Ata pretendojnë se 27-vjeçari reagoi ndaj një provokimi nga këshilltari Shyti dhe se ai nuk duhet të ndëshkohet për një situatë që, sipas tyre, lindi nga sjellja e përfaqësuesve vendorë.

    Avokati: Nuk ka goditje për shkak të detyrës, ishte shtyrje e përbashkët
    Avokati i Muçllarit, Endri Çela, kundërshtoi ligjshmërinë e arrestimit, duke deklaruar se përplasja nuk përbën elementët e veprës penale të pretenduar.

    “S’kemi të bëjmë me goditje klasike për shkak të detyrës. Ka qenë një shtyrje e përbashkët dhe mosmarrëveshja nuk u provokua nga Kevi,” tha Çela. Ai shtoi se konflikti nuk lidhet me procesin e votimit, por me tensione që shpërthyen pasi mbledhja kishte përfunduar.

    Çela konfirmoi se do t’i kërkojë Prokurorisë të shpallë arrestimin si të paligjshëm, ndërsa, në rast refuzimi, çështja do t’i dërgohet gjykatës për vlerësim dhe për të shmangur çdo masë sigurimi ndaj 27-vjeçarit.

    Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

    27-vjeçari bashki Kevi Muçllari Pogradeci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.