Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Armiqësi mes familjeve shqiptare. I riu bën për spital të miturin

    April 21, 2025
    Armiqësi mes familjeve shqiptare. I riu bën për spital të miturin

    Gazetari shqiptar që banon në Suedi, Ervin Dushi, ka zbuluar detaje në lidhje me rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një 15-vjeçari shqiptar në atë vend.

    Sipas tij, autorët e ngjarjes së rëndë u ndaluan nga policia ndërsa mësohet se bëhet fjalë për 4 të rinj me origjinë somaleze dhe 1 shqiptar shqiptar nga Prizreni, të cilët akuzohen se rrëmbyen dhe dhunuan 15-vjeçarin shkodran.

    “Ka qenë një lajm i trishtë që na ka shokuar të gjithë – komunitetin shqiptar në Suedi dhe jo vetëm. Kanë qenë të shumtë qytetarët që janë angazhuar në kërkim të 15-vjeçarit nga Shkodra. Djali është gjetur në një zonë të thellë me pyje. Arsyeja e vërtetë pse ndodhi kjo ende nuk dihet, por dihet që janë 4 të rinj somalezë, të moshës 19 deri në 21 vjeç, të implikuar në këtë ngjarje, së bashku me një shqiptar nga Prizreni. Ky i fundit dyshohet se ka ushtruar dhunën më të madhe ndaj 15-vjeçarit të rrëmbyer”, tha gazetari Dushi për “Euronews”.

    Ndërsa më tej gazetari sqaron se si autorët përdoren si karrem një 16-vjeçare për të afruar pranë vetes të miturin Shkodran.

    “Ka qenë edhe një vajzë rreth 16 vjeçe që është përdorur si ‘karrem’ nga autorët për të afruar djalin. Ai ka qenë jashtë në orën 21:00 kur është tërhequr për të folur me djalin nga Prizreni, çka krijoi mundësinë që të rrëmbehej. Fillimisht ka rezistuar, ndërsa vajzën që ndodhej me të, autorët e kanë shtyrë, dhe më pas e kanë futur të riun me forcë në makinë ndërsa 15-vjeçari ndodhet aktualisht nën trajtim psikologjik dhe është nën monitorim nga policia” shpjegon gazetari.

    Dushi zbulon se familja e autorit që bëri për spital të miturin ka patur armiqësi me familjen e këtij të fundit. Çka dyshohet se kjo gjë e shtyu për të bërë një veprim të tillë.

    “Arsyet janë ende nën hetim dhe nuk dihet pse ka ndodhur kjo ngjarje. Duhet theksuar se shqiptari i implikuar në këtë ngjarje është mbi 20 vjeç. Familjet njihen me njëra-tjetrën dhe mësohet se kanë pasur një miqësi. I mituri nga Shkodra ka mbetur jetim dy vite më parë dhe nuk e ka pritur që një i njohur i tij do ta tradhtonte dhe do të ushtronte dhunë ndaj tij,” tha gazetari.

    Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim në komunitetin shqiptar në Suedi, ndërsa autoritetet janë në pritje të zbardhjes së plotë të motivit dhe rrethanave të këtij rrëmbimi tronditës.

     

    armiqesi me familjen i riu bën për spital të miturin Suedi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    July 28, 2026

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.